Hakerat i vërsulen qeverisë, akuza për tallje dhe tradhti ndaj popullit

542
Sigal

Vetëm pak ditë më parë, ministrit të Drejtësisë, Ylli
Manjani, iu mbyll llogaria në Twitter, që mesa duket ka qenë një sulm nga
hakerat. Manjani reagoi duke thënë: “Mund t’i mbyllin profilin, por nuk i heqin
dot të drejtën e fjalës së lirë”, ndërsa ditën e djeshme një video me titullin:
“Mesazh i Anonymus për qeverinë shqiptare” është ngarkuar në Youtube. Në
mesazhin pas të cilit qëndrojnë hakera shqiptarë, kritikohet qeveria shqiptare
si e inkriminuar dhe që ka tradhtuar popullin për përfitime personale. Nuk
dihet, nëse hakerat shqiptarë pas videos janë pjesë ‘zyrtare’ e grupit të
famshëm botëror “Anonymus”. Kjo nuk është hera e parë që ata japin mesazh
lidhur me Shqipërinë. Rreth një vit më parë, po i njëjti profil në Youtube, ka
kërkuar ribashkimin e trojeve shqiptare.