Hahn reagon për ‘nacionalistin’ Rama: Gabon me këto lloj presionesh

71
Bashkimi Europian duket se është vërtet i shqetësua për deklaratat e fundit nacionaliste të Edi Ramës, për një bashkim të mundshëm të dy shteteve shqiptare.

Përveç zyrtarëve më të lartë të BE-së ka reaguar edhe komisioneri Johannes Hahn, menjëherë pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

“Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktive dhe të papranueshme”, deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të forta kërcënuese të kryeministrit shqiptar, në një intervistë për “Politico”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave të Ramës, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është bashkuar të njëjtës retorikë që ka ngjallur shqetësim në Bruksel.