Donald Lu takon Bashën në selinë PD

486
Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon takim me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e kësaj partie.

Takimi u mësua rreth orës 15: 12 minuta.

Mesditën e sotme Partia Demokratike paralizoi për një orë qarkullimin e automjeteve në rruget kryesore të vendit, duke nisur kështu një plan të ri protestash krahas asaj në çadrën para kryeministrisë.

Përshkallëzimin e protestave, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi paralajmërim për qeverinë ndërsa tha se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, është e pakthyeshme deri në plotësimin e kauzës për zgjedhje të lira.
Sigal