Greqi – Arrestohen dy shoferë të MPJ, transportonin libra me hartën e Shqipërisë së Madhe

465
Sigal

Dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi janë kapur duke transportuar libra në gjuhën shqipe. Altin Tafa dhe Agim Asllani janë ndaluar nga policia e Janinës, dhe gjatë kontrollit në makinën e tyre u janë gjetur abetare e libra shqip, në përmbajtjen e të cilëve ishte edhe harta e Shqipërisë së Madhe.



Ata janë shoqëruar në Policinë e Janinës, ku po merren në pyetje lidhur me librat që transportonin.

Sipas policisë greke, dy shoferët shqiptarë të MPJ akuzohen për shpërndarje e materialeve
propagandistike, dhe sipas tyre edhe për veprime që cenojnë marrëdhëniet mes 2 shteteve.