Grabitja në Fier, Vasili: Qytetari vuri jetën në rrezik për të ndalur kriminelët

614
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku persona të armatosur grabitën dhe plagosen pronarin e këmbimit valutor Gëzim Hoxha si dhe qytetarin Agur Vrenozi që shkoi të ndihmonte, por mbeti i plagosur. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Agur Vrenozi vuri jetën e tij në rrezik shume të madh për të ndalur kriminelet që po grabisnin.
Statusi i plotë:
Qytetari i nderuar i Fierit Agur Vrenozi vuri jeten e tij ne rrezik shume te madh per te ndalur kriminelet,qe po grabisnin nje bisnes.
Ky eshte nje shembull i shkelqyer i nje qytetari te thjeshte me zemer te madhe qe nuk kurseu asgje per te ndihmuar bashkeqytetaret e tij ne rrezik.
Shqiperia ka nevoje sot si kurre me pare per kete qytetari dhe per keto vlera te larta solidariteti qe jane te vetmet qe mund te na mbajne te bashkur
Me gjithe zemer Agur te uroj sherim te shpejte.
Sigal