Gjykata: Paloka e Ristani janë fajtorë! Shpifën për Ramën

439
IRANË – Shpifjet që kanë adresuar ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhje me botën e krimit, do t’i kushtojnë 400 mijë lekë të reja dy deputetëve të Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Arben Ristani. Në dy seanca të veçanta Gjykata e Lartë vendosi të shpallë fajtorë kreun e grupit parlamentar të PD Paloka dhe sekretarin e Përgjithshëm në këtë forcë politike Ristanin, të dy të paditur nga vetë kryeministri Rama për shpifje.
Sipas vendimit të Gjykatës dhënë këtë të premte, Paloka dhe Ristani duhet të paguajnë secili nga 200 mijë lekë gjobë brenda një viti, ndarë në dy këste.
Por nga ana tjetër, Gjykata e Lartë vendosi t’i shpallë të pafajshëm dy zyrtarët demokratë për akuzën e fyerjes.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Paloka i cili ndryshe nga kolegu i tij Ristani zgjodhi të ishte i pranishëm në seancën ku u mor vendimi për të, foli për presion dhe kërcënim që është bërë ndaj këtij institucioni të drejtësisë. E megjithë rezervave, Paloka tha se do të paguajë gjobën.
Ndërsa avokatja e kryeministrit Edi Rama e cilësoi dënimin e dy deputetëve historik dhe që sjell një standard të ri në gjyqësor. Referuar shpalljes së pafajshëm së deputetëve për akuzën e fyerjes, avokatja sqaroi se objekt i mbrojtjes ishte vetëm shpifja, qëllim i cili u arrit me dënimin e Ristanit dhe Palokës, – theksoi ajo. 
Sigal