“Gjermania: Vendi i Shqiponjave në duart e “gjahtarëve”

481
Sigal

Media më e madhe gjermane “Bild” zbardh të dhënat mbi dosjen 184: Shqipëria në kaos, shteti në duart e gangsterëve. Ja telefonata e Ramës me drejtuesit e zgjedhjeve. Vendi pa Gjykatë Kushtetuese dhe shkarkimi i dy ministrave të Brendshëm për dyshimet si pjesë e mafies evropiane të drogës

Media gjermane “Bild” shkruan për “Dosjen 184”: Shqipëria është vendi në kaos në duart e gangsterëve

  1. Ja telefonata e Ramës me drejtuesit e zgjedhjeve: “Po shef, gjithçka në rregull”

Përmes një artikulli dedikuar protestës së opozitës, gazeta “Build” shkruan se “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh”, ndërsa nuk heziton të hedh një sërë akuzash të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama, duke publikuar një telefonat të tij e regjistruar në “Dosjen 184”. Ndërkohë, që shkruan se vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, prestigjiozja “Build”, nuk harron të përmend shkarkimin e dy Ministrave të Brendshëm nga kryeministri Rama duke thënë se: “Kryeministri Rama iu desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Evropës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.” Flakë, bomba tymuese, trazira në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shteti ballkanik, Shqipëria, zhytet në kaos. Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin, Tirana, pati përleshje në rrugë. Demonstruesit e opozitës hodhën koktejle molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik?

Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim. Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Evropës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Kryeministri dhe thashethemet e drogës

Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

“Qeveria mbron mafien”

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për “Bild”: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”. Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”. Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës- madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017. Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 për qind e kanabisit të shitur në Evropën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Konkluzioni i tij në “Bild”: Vendi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia

Por, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani për “Bild”, në Evropën politike vështirë se interesohet kush. Së fundmi, kancelarja Angela Merkel i priti krerët e shteteve të Ballkanit në Berlin, për samitin e Ballkanit Perëndimor- mes tyre, kryeministrin Edi Rama.