“Gjendjen shëndetësore e Isa Mustafës drejt përmirësimit, por gripi i ka dëmtuar…”

183
Haxhi Avdyli i LDK-së ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Në një prononcim për Interaktiv të KTV-së ai deklaroi se Mustafa është drejt përmirësimit.
“Gjendja e tij është drejt stabilizimit, ka përmirësime. Trajtimi po shkon mirë gjendja psikologjike është mirë. I duhet edhe pak rehabilitim i cili do të zgjatë disa ditë, disa ditë tjera do t’i kryejë në Kosovë”, tha ai e shtoi se rehabilitimi fizik mund të zgjatë, por konsultat e vendimet mund t’i bëjë edhe tani.
“Ende nuk dihet diagnoza e saktë. I ka dëmtuar pak sistemin muskulor. Sëmundja e tij mund të trajtohet në QKUK, por kushtet nuk janë të mira sa për t’u trajtuar një ish-kryeministër”.