Gazeta Telegraf/”Mbetjet” Përparim Spahiu:Më 1 Tetor do jem bashkë me shoqerinë civile

454
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në një postim në “Twitter” Spahiu thotë
se më 1 tetor do të jetë me shoqërinë civile në protestë, duke mbështetur
rrjedhimisht edhe referendumin për këtë çështje.

Pasi abstenoi në parlament ligjin për importin e mbetjeve,
deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka shpallur kandidaturën për
kreun e kësaj force del hapur në mbështetje të shoqërisë civile. Megjithëse në
maxhorancë, Spahiu thotë se do të marrë pjesë në protestën e shoqërisë civile.


“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë
me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë!”, shkruan Spahiu.

Shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë kundër ligjit që
lijon importin e mbetjeve më 1 tetor.

 Nga ana tjetër kryeministri ka deklaruar
se mbetjet që do të importohen janë të parrezikshme dhe i vijnë në ndihmë
fabrikave të riciklimit në vend.