Furtunë në MPJE. Gati shkarkimet e ambasadorëve dhe konsujve

819
Sigal

Gazeta “Telegraf” ka mësuar se, sipas burimeve të mirinformuara, ministri i Jashtëm i deleguar ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë,Ardiana Hobdari, e cila u përfol kohët e fundit për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare dhe shpërdorimin e mijëra eurove për rikonstruksione në ambasadë dhe qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë. Punonjësit e ambasadës shqiptare në Athinë dhunuan për shkak të detyrës edhe gazetarin Shpëtim Zinxhiria në mjediset e ambasadës Gjithashtu, ministri i Jashtëm i deleguar, ka shkarkuar edhe konsullin shqiptar në Janinë, si edhe shumë ambasadorë të tjerë. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”. pritet formalizimi i urdhrave të shkarkimit të ambasadorëve. Ndoshta shkarkimet e ambasadorëve kanë të bëjnë edhe me spastrimet e njerëzve të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, ku, siç dihet, janë përfolur, se shumë të afërm të tij u emëruan diplomatë nëpër ambasadat tona.