Gjosha: Integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik, sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare

213
Sigal

Ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha mori pjesë ditën e sotme në një konferencë të organizuar nga OSBE mbi zbatimin e Ligjit për Dekriminilizimin.

Përmes një postimi në Facebook, Gjosha shkruan se integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik është sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare dhe se mungesa e vullnetit nga mazhoranca ka dëmtuar rëndë jo vetëm imazhin e vendit por cilësinë e politikbërjes dhe besimin e qytetarëve te politika.

Postimi i Gjoshës:

Bashkë me Altin Kaziaj, përfaqësuesin e LSI në KQZ, në konferencën e organizuar nga OSBE dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta mbi Zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin. Integriteti i figurave politike dhe funksionarëve publik është sfida më e madhe me të cilën ndeshet politika shqiptare. Mungesa e vullnetit nga mazhoranca ka dëmtuar rëndë jo vetëm imazhin e vendit por cilësinë e politikbërjes dhe besimin e qytetarëve te politika. Zgjedhjet e 2021 duhet të jenë një pikë kthese e fortë për përfaqësimin politik, që më pas të vihet në dispozicion të vendit dhe mirë qeverisjes!
LSI do të kryej vettingun për të gjithë kandidatët e saj me vullnetin e plotë për t’i ofruar elektoratit alternativën tonë më të mirë.