Franca, mbështetje Shqipërisë për azilantët

508
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij francez Gerad Collomb, në Paris. Takimin e ka bërë të ditur vetë Xhafaj, duke theksuar se ai ka qenë mjaft pozitiv, ku ka marrë mbështetje të plotë nga ministri francez. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Francës ka vlerësuar punën e Xhafajt, duke vënë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve. “Jemi shumë të kënaqur nga zhvillimet pozitive që nga takimi ynë i fundit në korrik”, mësohet të jetë shprehur ministri i Brendshëm i Francës. Një ndër shqetësimet kryesore të Francës ka qenë disa muaj më parë shtimi i numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria.
Sigal