FOTO/ Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës, ja çfarë shkruajnë

722

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës kundër qeverisë. Kryesisht mediat amerikane i referohen Associated Press. Gazeta Amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP ka pasqyruar protestën e opozitës në Shqipëri.

AP

Me titullin “Opozita shqiptare mblidhet për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë”, gazeta amerikane nënvizon se mijëra mbështetës të opozitës bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

“Mbështetësit e udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit, duke thirrur “Rama ik”. Ata mbanin postera anti-qeveritarë dhe flamuj shqiptarë dhe të Bashkimit Evropian ndërsa disa hodhën gurë dhe objekte të forta drejt ndërtesës së kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thekson Washington Post.

protesta opozita ny

“Ekziston vetëm një rrugëdalje – kjo qeveri do largohet nga populli i bashkuar”, tha Basha.
Kreu i opozitës tha se “qindra mijëra” mbështetës morën pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra.

herald

Disa protestues hoqën një gardh në Ministrinë e Brendshme dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë. Demokratët treguan një pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Blendi Kasmi të plagosur gjatë një përplasje me policinë. Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore pas rreth dy orësh.
Ndërkohë, Rama reagoi në Facebook duke falënderuar demokratët “të cilët nuk e mbështesin qeverinë, por ende refuzuan të marrin pjesë” në tubim.

 

ap 1

fox