Kandidatja për deputete e LSI në Vlorë Grisejda Myslimi: Në 8 vite Rilindja rrënoi ekonominë e vlonjatëve

263
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi edhe këtë të premte ka vijuar me takimet elektorale.

“Në mjerim trishtues, të papunë dhe pa ndihmë ekonomike, si familja e Baftjarit dhe Elisabetës, janë edhe mijëra të tjera në të gjithë Vlorën, që “Rilindja” u privoi shpresën dhe të drejtën e një jete të mirë, dinjitoze dhe të sigurt”,- shprehet Myslimi me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.


Postimi i saj i plotë: 

Në 8 vite qeverisja e “Rilindjes” rrënoi ekonominë e familjeve të thjeshta të Vlorës duke i lënë në mjerim trishtues.
Në mjerim trishtues, të papunë dhe pa ndihmë ekonomike, si familja e Baftjarit dhe Elisabetës, janë edhe mijëra të tjera në të gjithë Vlorën, që “Rilindja” u privoi shpresën dhe të drejtën e një jete të mirë, dinjitoze dhe të sigurt!
FITORJA e 25 prillit është fitore për të gjithë qytetarët e Vlorës, të cilët meritojnë më shumë mundësi, punë të mirëpaguara, pavarësi dhe ndihmë ekonomike, si dhe shërbime publike të prekshme.
Ky është misioni ynë!
LSI e mban fjalën!
25 prilli do jetë fitorja e njerëzve të thjeshtë!
Të gjithë së bashku për t’ia kthyer Vlorën, vlonjatëve.
PRANVERA SHQIPTARE po vjen! Vlora do t’ja bëjë fora!