Fleckenstein pas takimeve: Nëse politika s’bie dakord, të pyetet populli

533
Ambasadorja e BE në vendin tonë dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein kanë zhvilluar paraditen e sotme takime me krerët e politikës shqiptare për të diskutuar për reformën në drejtësi. Në një konferencë për shtyp, pas takimeve të zhvilluara, eurodeptueti Fleckenstein tha se në të treja takimet theksi u vu tek kompromisi. Duke u shprehur në mbështetje të propozimit të kreut të Kuvendit Ilir Meta për takimin 5-palësh, eurodeputeti vuri theksin tek diskutimet mbi propozimin hibrib.
“Me kolegun Kukan kërkuam kompromis. Theksoj se duhet kompromis i minutës së fundit. Theksuam rëndësinë e ONM për vettingun. Unë sot fola me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, po kështu takova Ramën, Metën dhe Bashën. Ne mbështesim Metën në përpjekjen për dialog, po kështu mbështesim dhe diskutimet mbi propozimin hibrid”, tha Fleckenstein. Eurodeputeti është ndalur edhe tek qëndrimin i PD sa i takon çështjes së vettingut.
“Problemi i PD është çështja si do përfshihet ONM në vetting. PD nuk vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e të huajve, por diskuton si do të jetë pjesëmarrja e të huajve. Pjesëmarrja e të huajve duhet sipas “Venecias”. Propozimi i Nuland është i pranueshëm për shumicën e parlamentit, dhe i pranuar nga SHBA, Brukseli e Berlini. Ndoshta e kanë gabim të gjithë këta. Por të shohim çdo sjellë takimi i pasdites. Presim që reforma të votohet të enjten. PE shpreson që të ketë një votë pro reformës. Unë dëshiroj të shoh kush është pro dhe kush kundër reformës”, tha eurodeputeti. Fleckenstein tha se nëse politika nuk bie dakord, atëherë duhet të pyetet populli.
Sigal