Fikja e radarëve, nënkryetari i LSI-së: U bëmë turp i NATO-s, është cënuar rëndë siguria kombëtare

536
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka lëshuar sot akuza në drejtim të qeverisë, në lidhje me publikimin e përgjimeve mes trafikantëve shqiptarë të drogës, që implikojnë edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama thekson se prej dy muajsh ka vijuar me denoncimet lidhur me pikat e kontrollit të radarëve. Mes të tjerash ai shton se çështja “Habilaj” tregon qartë se është cënuar siguria kombëtare e Shqipërisë.
REAGIMI I LUAN RAMËS
Radarët e shtetit i komandonin
trafikantët e pushtetit!
Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar!
Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin!
Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit!
Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s!
Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!
Sigal