Eurodeputeti Kukan, kriza politike në Shqipëri

494
Në një intervistë për European Western Balkans Eurodeputeti ,Eduard Kukan u lëshoi një apel vendeve ku ka krizë politike si dhe vendit tonë kur tha se pa respektimin e ligjit nuk ka pranim në Bashkimin Europian për rajonin e Ballkanit.
Ai foli për krizën në Maqedoni për formimin e qeverisë së re, ngërçin politik në Shqipëri, edhe për situatën në Kosovë dhe Serbi.
“Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Shpresoj që muajt e ardhshëm të shohim një kthesë të rëndësishme në këtë trend,” shtoi ai.
Sigal