Endrit Braimllari: Bën moral një Kryeministër trafikant, i cili shkatërroi çdo institucion të këtij vendi

478
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ku fajëson Kryeministrin Rama për shkatërrimin e institucioneve shqiptare.

Statusi i plotë:

Sot kryetrafikanti është i shqetësuar për Kushtetutën e vendit. Ky kryetrafikant është shkaktari kryesor i shkatërrimit të institucioneve në vend. Sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese sepse kryetrafikanti e shkatërroi me qëllim që të mos kontrollohet në paligjshmërinë e tij. Mbushi Shqipërinë me drog, varfëroi vendin në ekstrem, largoi të rinjtë dhe e dorëzoi vendin në dorën e trafikantëve.