Ende s’ka nisur diskutimet për 2016, Bozdo: Bashkia pa buxhet për vitin e ri

546
Këshilltarja e djathtë në Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, ka denoncuar sot mungesën e një mbledhje të këtij këshillit për të diskutuar buxhetin e vitit 2016. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Bozdo thotë se është me rëndësi që buxheti i vitit pasardhës të diskutohet që gjatë muajit nëntor.
“Nuk është mbledhur ende Këshilli Bashkiak Tiranë për të diskutuar buxhetin 2016.
Me sa duket bashkia do fillojë vitin e ri pa buxhet.
Ndërkohë që nga praktikat më të mira në biznes, edhe në Shqipëri, shumë kompani e mbyllin diskutimin/rishikimin/miratimin e buxhetit për vitin pasardhës në muajin Nëntor”, shkruan Reila Bozdo.
Sigal