Emërohet ambasadori i ri i OSBE-së në Shqipëri

785
Lajmin e ka konfirmuar vetë prezenca nëpërmjet një njoftimi në Twitter. Bernd Borchardt do të jetë ambasadori i ri prezencës së OSBE-së në Shqipëri duke zëvendësuar Florian Rauning, të cilit i përfundoi mandati.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Ambasadorin Bernd Borchardt si Shef i Përfaqësisë.Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë” thuhet në postimin në rrjetin social. Kreu i ri i Përfaqësisë së OSBE, Bochardt, pritet të nisë në shtator detyrën e tij. Rreth 6 vite më parë ai ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, përgjatë viteve 2007-2010. 61 vjeçari Borchardt ka qenë shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, gjatë vitit 2012.
Sigal