Edmond Panariti: Tipike për regjimet autoritare, qeveria po favorizon vetëm një grusht sipërmarrësish të mëdhenj

611
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shprehet se, qeveria po favorizon vetëm një grusht sipërmarrësish të mëdhenj, diçka tipike kjo për regjimet autoritare.

Statusi i plotë

Nën pretekstin e zbatimit të standardeve, kritereve, normave, direktivave, “stekat” po ngrihen dhe mbahen lart për të goditur sipërmarrjen e vogël dhe po nxirret ajo jashtë loje.

Të godasim “xhuxhët” dhe tu spastrojmë udhën “gjigantëve “! Kjo lexohet qartë dhe është e programuar.

Po favorizohen vetëm një grusht sipërmarrësish të mëdhenj! Ky është një kapitalizëm “crony” klientelist, tipik për regjime autoritare!

“Crony”, janë latifondistët, koncesionarët, përdoruesit e burimeve, fondeve, eksluziviteteve, lehtësirave, zonave të lira etj.

Të tjerët rrinë dhe vështrojnë, sepse nuk janë “konkurrues”, nuk janë aq shtatlartë për stekat oligarkike.

Prandaj, rrudhja dhe shtypja e të vegjëlve dhe e të pamundurve, është drama e ekonomisë tonë dhe ushqimi i dëshpërimit dhe i braktisjes së vendit.

Kështu është kur dy për qind zotërojnë 70% të pasurive publike të këtij vendi. Prandaj i pasuri pasurohet, i varfëri varfërohet dhe vendi destabilizohet!