Edi Rama-Venizelos: Përmasa të reja bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të gjithë fushat

479
Sigal

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me zëvendës/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë në vijim të turit Ballkanik në kuadër të Presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Europian. “Marrja e statusit të Shqipërisë gjatë Presidencës greke të BE-së është një prioritet kyç i kësaj presidence”-, deklaroi Zëvendëskryeministri i Greqisë, Evangelos Venizelos gjatë bisedës. Në takim, Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në gjithë fushat, në kuadër të miqësisë e të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit strategjik. Në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë, për të cilën Kreu i Ekzekutivit u shpreh besimplotë për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në muajin qershor, gjatë Presidencës greke të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Kryeministri Rama e njohu Kryediplomatin e Greqisë edhe me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Zëvendëskryeministri Venizelos vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare dhe e siguroi Kryeministrin Rama se marrja e statusit të Shqipërisë gjatë Presidencës greke të BE-së është një prioritet kyç i kësaj presidence. Madje, Venizelos i ofroi Kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknikë, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.

 Me sa duket Gjykata e Shkallës së Parë është kthyer në arën, ku përballen qytetarët e thjeshtë dhe hallexhinj me bosat e biznesit, të cilët me sa duket nuk do ndalen së dëmtuari popullin shqiptar. Sikur të mos mjaftonte dëmi i shkaktuar, duke krijuar monopole në ekonomi dhe rrjepja e xhepave, këtyre qytetarëve tashmë ju duket të enden dyerve të gjykatës për të kërkuat drejtësi. Shpresojmë që drejtësia shqiptare të tregohet strikte, duke mos toleruar askënd që shkel ligjin pavarësisht fuqisë ekonomike. Më poshtë, janë disa nga gjyqet që do të zhvillohen sot.