Edi Rama: “Kemi një mandat për ndryshim. Do ta bëjmë të mundur ndryshimin”

526
Sigal

Edi Rama flet në Komisionin e Jashtëm të PE-së, në seancë me temë “Shqipëria, situata postzgjedhore dhe perspektiva”,

 Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvillon nga dje,  një vizitë dyditore, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha. Në fjalimin e parë përpara Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka shtruar domosdoshmërinë e rifitimit të kohës së humbur për realizimin e ëndrrës europiane, integrimin në BE. Duke folur në seancën me temë: “Shqipëria, situata post zgjedhore dhe perspektiva”, Rama nënvizoi se nuk ka dyshim që, gjatë këtyre viteve Shqipëria ka pasur sukses, por sipas tij dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara. “Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Europian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Europë ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur. Nuk ka dyshim se gjatë këtyre viteve Shqipëria ka pasur sukses, por dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara” deklaroi ai. Në këtë kontekst, ai ka siguruar se qeveria e re që ai drejton do të punojë për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 Qershor, anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane me të drejtat dhe detyrime e plota të saj. “Unë besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, një rezultat jo vetëm i nevojës për të ndryshuar Kryeministrin me një tjetër, disa Ministra me disa të tjerë, por kërkoj një ndryshim për të ecur përpara. Kjo na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tille, jo se kush jemi ne, por për atë që populli ka nevojë, dhe për atë që populli mendon se ne mund të bëjmë”,- tha Rama. Kryeministri Rama ka folur edhe lidhur me sigurinë e rajonit në tërësi, duke garantuar eurodeputetët se problemet e Shqipërisë me fqinjët do të jenë në konceptin 0. “Në politikën tonë të jashtme dhe si shtet, Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të qëndrueshme dhe e pandikuar nga ndryshimi i pushtetit. Por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Për ne politika e jashtme do të jetë politika e problemeve me fqinjët”, theksoi Kryeministri Rama.

Përgjigjet e Ramës për eurodeputetët
Qeveria jonë,  ka numrin më të madh të grave
“Qeveria jonë, ka numrin më të madh të grave se gjithë gratë e tjera të përfshira në qeveritë e mëparshme të tranzicionit. Jam i lumtur të prezantoj Ministren e Integrimit, është një yll në ngritje i politikës dhe ministrin e Jashtëm që është më i riu që ka pasur qeveria shqiptarë ndonjëherë”.
Nacionalizmi, PD-ja humbi se kaloi në retorika me fqinjët
“Më 23 Qershor, ne i Fituam zgjedhjet me një aleancë që është LSI dhe morëm 1 milion vota me Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Forcat nacionaliste që dolën në skenë dhe shqetësuan partnerët tanë nuk arritën të futen në Parlament dhe mendimi është se PD mori këtë rezultat të keq sepse kalimi në disa retorika nacionaliste të papranueshme për pozicionin e Shqipërisë me fqinjët dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Ne jemi të bindur se kufijtë do të jenë atje, por nuk do jenë pengesë për të punuar mes shqiptarëve dhe serbëve apo maqedonasve, malazezëve, kroatëve, grekëve, italianët apo turqit. Ndaj nënvizoj bisedimet Kosovë-Serbi, pasi i jepet fund historisë së konflikteve dhe hapen horizonte te reja. Problemi është se çfarë do bëjmë. A do jemi fëmijët shqetësues të Brukselit që merren me detyra shtëpie, apo të mendojmë të mblidhemi dhe të mendojmë për projekte dhe sfidat që na jep BE, të jemi pjesë e familjes evropiane. Duhet te sfidojmë dhe ne Brukselin me programe që na çojnë drejt paqes”.
Prova e parë e programit: “T’i japim PD-së atë çka s’na  ka dhënë  neve”

“Komunistët luftojnë njerëzit jo argumentet…. Politika jonë ka vuajtur shumë pas rënies së komunizmit nga përpjekja për të luftuar njëri-tjetrin dhe jo për idetë. Prova pare e programit tonë qeverisës, nuk do jetë thjesht një fillim euforik, por një instrument për të vijuar në Parlament për ti dhënë opozitës çdo gjë që ne nuk e morëm si opozitë”.
Shqipëria partneritet me Greqinë, Turqinë dhe Italinë
“Shqipëria është vend që ka thesar të jashtëzakonshëm tolerancën fetare, me probleme zero sa i jeton bashkëjetesës fetare. Rajoni po vuan shumë duke i parë njerëzit si myslimane dhe të krishterë, por këtë duhet te zgjidhnin njerëzit para Zotit. Ne nuk shohim problem në përfshirjen e Turqisë, Italisë dhe Greqisë si partner strategjik. Ne mendojmë se përmbushim një nga problemet e marrëdhënieve tona në politikën e jashtme. Ne mendojmë se me këto partner Shqipëria do jetë e vendosur mirë në rajon”.
Mosnjohja e Kosovës, pa kuptim
“Mendoj se nuk ka problem që qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës të kenë takime të përbashkëta. Nëse kjo ndodh mes grekëve dhe turqve nuk ka pse të mos ndodhe me ne. Të mos njohësh Kosovën është non- sens. Një njohje e Kosovës është gjëja e drejtë, por dhe e duhur për rajonin dhe Europën”.
Korrupsioni, duhet modernizuar shteti për të luftuar
“Mendoj se, korrupsioni dhe krimi i organizuar është diçka ndërkombëtare. Është publicitet që bashkon njerëzit, ndaj për ta luftuar duhet të ndërlidhim dhe modernizojmë. Përgjigja e duhur është modernizimi i shteti, agjencive dhe shërbimeve. Korrupsioni epidemik i shoqërisë ndodh se mungon shteti në termat për të qenë më afër me popullin”.
Opozita duhet të marrë pjesë në integrim
“Ministrja e Integrimit do ketë mbështetjen tonë për dialog mes qeverisë dhe partive dhe shoqërisë, që do të nxisë procesin e integrimit. Duke mos i dhënë shansin opozitës për të marrë pjesë do të dëmtonte përpjekjet tona për integrim”
Mikeshës greke/Zero probleme
“Politika jonë e Jashtme zero probleme me fqinjët dhe instrumentet e vetme për të zgjidhur problemet nga e kaluara”