Edi Paloka: Drejtësia është e ‘kapur’ nga Rama, vepron me standarde të kundërta

557
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë, se PD-ja nuk i bën presion drejtësisë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, dhe as kërkon që drejtësia të mos bëjë punën e saj. Por, sipas Palokës, “nuk mund të mbyllim as sytë e as gojën, kur shohim se drejtësia, tanimë e ‘kapur’ plotësisht nga Rama, vepron qartazi me standarde krejtësisht të kundërta”. “E di që Rumpalla mezi pret të kapet diku, për të vënë shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes në qëndrimin ndaj drejtësisë. Është gati të thotë, se edhe PD po mbron Fran Frrokajn, siç bëri ai me Tahirin. Pra, jemi njësoj. Në të kundërt, shpreson që të kompleksuar nga ky fakt, ne do të mbyllim gojën, edhe kur shohim padrejtësitë të bëhen hapur. Ne, as nuk i bëjmë presion e as nuk kërkojmë që drejtësia të mos bëjë detyrën e saj, siç ka bërë rëndom deri më sot Rama në shumë raste të provuara. Por, nuk mund të mbyllim as sytë e as gojën, kur shohim se drejtësia, tanimë e ‘kapur’ plotësisht nga Rama, vepron qartazi me standarde krejtësisht të kundërta. Edhe sikur për një moment të supozonim se akuzat qëndrojnë, mjafton fakti që disa prej kryebashkiakëve të majtë, të akuzuar pikërisht me të njëjtat akuza, si Fran Frrokaj, janë sot, ose në ndjekje të lirë, ose të çliruar fare nga akuzat, për të dalluar dy standardet, me të cilat vepron Rama kryeprokuror. Nuk po shkoj më larg tek ministrat dhe kryebashkiakët, njerëz të afërt të Ramës, për të cilët ka prova e fakte tronditëse, që i lidhin këta, jo thjesht me shpërdorim detyre, por me krime nga më të rëndat, e që janë prej kohësh në dispozicion të prokurorisë. Ne kemi denoncuar, që në tentativat e para, faktin që Rama kërkon të kapë drejtësinë për dy arsye; të shpëtojë veten dhe kriminelët rreth tij, si dhe ta përdorë atë si mjet represioni ndaj opozitës. Sot të dyja këto teza po provohen.
Sigal