E shkarkoi si Prokuror të Elbasanit, Dritan Gina kallzim penal ndaj Arta Markut: Sulm politik

567
Një ditë pas shkarkimit nga kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina ka bërë kallzim penal për të.
Gina pretendon se kryeprokurorja Arta Marku ka shkelur ligjin me këtë vendim dhe e akuzon për “shpërdorim detyre”.
“Ky vendim është antiligjor dhe për largimin tim janë kryer shkelje. Ka cënuar figurën time. Është sulm politik,” tha Gina për gazetarët nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Gina, u largua nga detyra një ditë më parë dhe kjo padi ndaj Markut, është e dyta pas asaj të bashkëshortes së tij Rovena Gashit.
Sigal