Këshilltari politik gjerman, Henze replikon me ambasdoren Yuri Kim: Korrupsioni në Shqipëri ka arritur nivelet më të larta

304
Sigal

Këshilltari politik gjerman, në partinë e Angela Merkel, Martin Henze i është përgjigjur ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, në një postim që kjo e fundit ka bërë lidhur me ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në postimin e tij si përgjigje për Yuri Kim, Henze shkruan:

Ambasadore, sa për kujtesë, të dy e dimë që në Shqipëri ka një qeveri, e cila ka marrë të gjitha pozicionet ekzekutive dhe drejtuese dhe që shfuqizoi shtetin e së drejtës si dhe e ndarjen e pushteteve tre vjet më parë. Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë të korrupsionit.