“E paskemi lënë larg me 16 shkurt, nisemi sot ti japim fund qeverisë”, Basha në Kukës: Ja platforma ime për ish pronarët

582
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një turi takimesh me banorët e Kukësit, është shprehur se që sot niset bashkë me kuksianët për ti dhënë fund qeverisë së Edi Ramës.

Në bashkëbisedimin me qytetarët Basha deklaroin se pakënaqësia e madhe e banorëve të Kukësit ndaj qeverisë ka bërë që ai vetë të pendohet me arsyen se pse e ka lënë protestën me 16 shkurt, pasi sipas tij duhej të nisej që sot drejt Tiranës.

Basha iu premtoi qytetarëve të Kukësit heqja e taksës në Rrugën e Kombit do të jetë masa e parë që do të marrë sapo ai të vijë në pushtet. Sipas tij, kuksianët treguan qëndresë de drejtësi për të gjithë shqiptarët në lidhje më qëndrimin e tyre kundër taksës.

“Shoh vendosmërinë tuaj, nën këtë ditë të bekuar nga Zoti me këtë diell. E paskemi lënë larg datën 16, sepse me sa shoh nisemi sot e t’i japim fund padrejtësisë dhe qeverisë Edi Ramës. Heqja e taksës korruptive, do të jetë masa jonë e parë. Kuksianët treguan qëndresë dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët. Organet e drejtësisë duhet të kënë kujdes. Kini kujdes. Gjithçka do të shënohet, padrejtësinë ndaj kuksianëve nuk do t’jua falim kurrë. Asnjë prind apo i ri kuksian që u ngrit kundër padrejtësisë, meriton vetëm mirënjohje. Drejtësia do të veprojë ndaj Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të korruptuar që vendosën këtë taks”, – deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimeve me banorët e Kukësit.

Basha foli edhe për shpronësimin e ish pronarëve  të pashpronësuar nga përmbytja e tokave për HEC-in, problem i pazgjidhur në vite.

“Nuk dëmshpërbleheni, jo sepse s’ka lek, por sepse lekët tuaja i merr Edi Rama. Kjo ,me ne do të marrë fund. Do të ngremë komisionin e posatshëm shtetëror për shpronësimin dhe dëmshpërblimin tuaj. Të gjitha vlerat e shpronësimit do të jenë me vlerë tregu. Jo me VKM por me ligj në Parlament. Do të bëjmë gjithçka që brenda dy viteve të para që buxheti i shtetit të bëjë rakordime me maskarallëqet që ju rrinë në qafë me kamatvonesatr e më të gjitha të tjerat. Këto janë pikat e mia për kuksianët e pashpronësuar,”– tha ai ndër të tjera.