Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Ja paratë publike që Veliaj ndan me kompaninë “Fusha”

580
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së ka publikuar disa dokumente, të cilat dëshmojnë bashkëpunimin e bashkisë së Tiranës me kompaninë ‘Fusha shpk’, të ardhurat e së cilës janë rritur vit pas viti. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa: “Maratona e parave publike që Veliaj ndan me klientin e tij të preferuar ‘Fusha shpk’. Sipas bilanceve zyrtare që vetë ‘Fusha shpk’ ka dorëzuar në Tatime, duket qartë se si janë shumëfishuar të ardhurat nga viti në vit të kësaj kompanie. Burimi kryesor i të ardhurave janë tenderët dhe punët që i jep Bashkia Tiranë, në shumicën e kohës të paracaktuara për ‘Fusha shpk’. Kryebashkiaku Veliaj bashkë me Ramën përgatisin që t’i japin ndërtimin e 6 kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar që shkon te 200 milion euro fitime. Mesa duket drejtësia për Ardit Gjoklajt nuk u gjet kurrë nga dreka e duhur Veliaj- Petrit Fusha, kryeprokurori i Tiranës, por u gjet shumë mirë gjuha e përbashkët për t’u pasuruar të dyja palët.”,- shkruan Zhupa. Në dokumentet e publikuara jepet vlera fituese e fondit në total për kompaninë Fusha, që shkon deri në 27.6 milion euro.