Dr.Ina Zhupa: Rama do zgjedhje brenda PS, jo ato lokale

194

Këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama për të shkuar në zgjedhje i vetëm pa opozitën edhe pse dje Presidenti Ilir Meta shfyqizoi datën 30 qershor, për Ina Zhupën ka tjetër interpretim. Ajo thotë se Rama do zgjedhje në PS dhe jo lokale.

“Mos ta paragjykojmë”,- shkruan në një postim në facebook. “Nuk thotë “zgjedhjet lokale”. Ai e di që nuk është Presidenti i Republikës. Mendoj se e ka për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Është koha që edhe aty të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shumë suksese socialistëve në zgjedhjet e brendshme, uroj të fitojnë mbi Rilindjen”,-përfundon zëdhënësja e PD.