Dr. Ina Zhupa: “Drejtësia të ndëshkoj ngjarjen në maternitet, shqiptarët të reagojnë ndaj kësaj shëndetësie vrasëse”

464
Sigal

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, reagoi dje ashpër edhe PD, nëpërmjet zëdhënëses
së shtypit, Dr. Ina Zhupa, me këtë deklaratë zyrtare:

JA DEKLARTA E PD

“Partia Demokratike është e tronditur nga humbja e jetës së nënës së re
Aida Cajka dhe foshnjës së saj, në dyert e shëndetësisë së Edi Ramës dhe Ilir
Beqës. Ne gjendemi sot në krah të familjarëve për humbjen e thellë që kanë
pësuar, por duam po ashtu të ndajmë shqetësimin e mbarë shoqërisë se
shëndetësia e Edi Ramës dhe Ilir Beqës, nuk funksionon, por të merr jetën.
Partia Demokratike ka pritur sot, që Ilir Beqaj të shfaqej, të nxirrte krye
sepse humbja e dy jetëve është nga ngjarjet më të rënda. Po kjo nuk ndodhi,
pasi me siguri, Beqaj është duke kalkuluar diku përfitimet e ndonjë tenderi apo
koncesioni. As Edi Rama nuk reagon, hesht. Të dy janë fajtorët për gjendjen
katastrofale ku ndodhet shëndetësia sot, që siç do ditë edhe në rastin më të
fundit, të tragjedisë së sotme, s’kishte mjetet e instrumentet bazike, si
oksigjeni. Ndërkohë që Ilir Beqaj dhe Edi Rama kanë ndarë me miq e klientë mbi
300 milionë euro koncesione në shëndetësi, urgjenca gjendet e mbyllur, dhe siç
dëshmojnë familjarët e Aidës, ambulanca vonon, është jashtë çdo standardi dhe
ata sorollaten sa nga njëri spital, në tjetrin përgjatë gjithë natës. Partia
Demokratike inkurajon prokurorinë të bëjë hetim për rastin, zbardhje të plotë
të ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive. Ndërsa shqiptarët duhet të ngrihen e
të ndëshkojnë përgjegjësit e dramës së madhe të shëndetësisë, që nuk i shërben
qytetarëve, por pasurimit të Ilir Beqës, Edi Ramës dhe klientelës së tyre”.