Dorëhiqet vullnetarisht kandidati i pavarur për bashkinë e Konispolit, Fatmir Shero

481
Kur kanë ngelur edhe 4 ditë nga 21 qershori, kandidati i pavarur për bashkinë e Konispolit Fatmir Shero në mënyrë vullnetare ka dhënë dorëheqjen duke iu hapur rrugë kandidatëve të tjerë të forcave politike.
Në një deklaratë për mediat Shero thotë se dorëheqja ka të bëjë me inters më madhore sesa bashkia.
“Dorëheqjen time e bëj me vullnetin tim të plotë. Duke dhënë dorëheqjen falënderoj sinqerisht gjithë mbështetësit e mi nga Vrina deri në Janjar. Në këtë rast ju kërkoj ndjesë gjithë atyre që më përkrahën edhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe. Ju premtoj mbështetësve të mi se do të mbetem përherë pranë tyre, si biri i tyre. Duke parë interesa më madhore se ajo e një kryetari bashkie nxitem shpirtërisht dhe me sinqeritet të pastër të bëj dorëheqjen time nga kandidatura si I Pavarur për kreun e bashkisë Konispol.”
Deklarata e plotë
Unë i quajturi Fatmir Sali Shero, i lindur në Konispol deri tani kandidat I Pavarur për kryetar i Bashkisë Konispol paraqes para jush kërkesën time sa më poshtë:
Duke parë situatën e krijuar dhe për mos të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve të mi kam vendosur të jap dorëheqjen e pa revokueshme nga kanditatura ime si I Pavarur për kryetar i Bashkisë Konispol, duke u hapur rrugë kështu kandidatëve të tjerë që kandidojnë për këtë bashki.
Dorëheqjen time e bëj me vullnetin tim të plotë. Duke dhënë dorëheqjen falënderoj sinqerisht gjithë mbështetësit e mi nga Vrina deri në Janjar. Në këtë rast ju kërkoj ndjesë gjithë atyre që më përkrahën edhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe. Ju premtoj mbështetësve të mi se do të mbetem përherë pranë tyre, si biri i tyre. Duke parë interesa më madhore se ajo e një kryetari bashkie nxitem shpirtërisht dhe me sinqeritet të pastër të bëj dorëheqjen time nga kandidatura si I Pavarur për kreun e bashkisë Konispol.Me këtë rast ju bëj thirrje përkrahësve të mi të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë dhe t’ja japin votën forcës politike që ata gjykojnë se mund të mbrojë interesat, identitetin familjar, pronën dhe idealet e tyre. Ndërkohë ju bëj thirrje gjithë kandidatëve të forcave politike që garojnë për bashkinë e Konispolit, për një fushatë brenda standarteve Europiane në zbatim të ligjit të zgjedhjeve. Ju bëj thirrje të përbuzin dhe të hedhin poshtë çdo përpjekje apo insinuatë nga kushdo qoftë për përçarje krahinore, fetare dhe shoqërore.
Uroj për një proces zgjedhor të qetë dhe të fitojë kandidati që meriton vërtet të drejtojë bashkinë e Konispolit.
Me respekt
Fatmir Sali Shero
Sigal