Dorëheqja e kreut të SHISH, Meta: E papritur. Dekretimi i ri? Do e shqyrtoj me qetësi

83

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për gazetarin Çim Peka komentoi dorëheqjen e Visho Ajazi Likës nga kreu i SHISH. I pyetur për faktin nëse Presidenti e ka dekretuar emërimin e drejtorit të ri të SHISH, Meta është shprehur se nuk ka ndonjë urgjencë për dekretimin e tij.

“Dorëheqja e Ajazit, për mua ishte e papritur. Një javë me pare e garantova për vazhdimësinë dhe mbështetjen time. Nuk mbaj dot njeri pa dëshirë në funksione. Dekreti për emrin e ri? Nuk ka ngut dhe do ta shqyrtoj me qetësi”, deklaroi Meta.

Mes të tjerash ai u ndal edhe te çështja “Tahiri” dhe mbi faktin që presidenti mund të jetë përgjuar nga SHISH.

“Nuk kam asnjë kontakt me Kryeprokurorin për çështjen Tahiri, po të me kërkoj mbështetje e ka pa rezerva. Kryemadhi e shikon sulmin ndaj meje si mundësi për te krijuar profilin e vet si lidere politike. Le te pyes kreun e grupit të LSI së cilat kane qene qëndrimet e mia ndaj Ramës per kanabisin. Me ka përgjuar Visho Ajazi? Bisedat me Narin nuk janë sekret…”, tha Meta.