Doda kujton Olldashin me një poezi: Rolet u ndan keq në skenë

34
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, aktualisht nënkryetare e PDIU-së, ka përkujtuar gjatë ditës së sotme ish-kolegun dhe mikun e saj, të ndjerë Sokol Olldashi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka publikuar një poezi me titullin “Teatri i Hijeve”, in memoriam për ish-deputetin e PD-së Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

Teatri i hijeve
Sokol Olldashi (in memoriam)
Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
Që në fillim.
Më pas
Gjithçka kish marrë fund
E s’mund të zhbëhej.
Regjisori
Këtë e kuptoi i fundit
Ndaj kur sipari u ngrit
Iku
Duke thënë se do të kthehej
Pas Shfaqjes.