Doda kujton Olldashin: Kishe të drejtë, politika është frymë, jo llogari

528
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka reaguar në rrjetin e saj Facebook, duke kujtuar kolegun e saj, Sokol Olldashin. Doda shkruan se të paktën sot Olldashi kishte të drejtë kur kishte thënë se politika nuk ishte as matematike, as ekonomi, por frymë.
“Të paktën sot biem dakord të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ja kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash… është filozofi dhe inspirim”, shkruan Doda.
Deputetja Mesila Doda e cila është e para përfaqësuese e Opozitës qe ka nisur kritikat pre rezultatin e zgjedhjeve lokale. Ajo poston një foto te veten me deputetin e ndjere Sokol Olldashi e duket se fraza i referohet fjalëve te Olldashit ndaj Bashës.
Sigal