Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Kërpaçi: Kemi nevojë për drejtësi të pavarur që ti japi fund kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së pushtetit!

417
Sigal

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi zgjodhi të bëjë një reagim lidhur me këtë ngjarje, duke u shprehur se qeveria aktuale në vendin tonë me shembullin e saj është kthyer në promotoren më të madhe të korrupsionit, duke penguar zhvillimin e vendit dhe duke bërë që shumë të rinj të emigrojnë.

Postimi i plotë i Kërpaçit:

Korrupsioni mbyt ekonominë, vret mirëqenien e familjeve, dëmton demokracinë dhe padrejtësisht i mohon të rinjve shanset për të ecur përpara në jetë. Qeveria aktuale me shembullin e saj është kthyer në promotoren më të madhe të korrupsionit, duke penguar zhvillimin e vendit dhe duke bërë që shumë të rinj të emigrojnë. Kemi nevojë për drejtësi të pavarur që ti japi fund kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së pushtetit.
#UnitedAgainstCorruption