Dita Ndërkombëtare e Maleve, Presidenti Meta: Të mbrojmë dhe promovojmë Alpet e malet tona me pasuri të jashtëzakonshme

546
Sigal

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Presidenti Ilir Meta i ka ftuar të gjithë që të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet e Shqipërisë, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta

E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve.