Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Meta: Mbrojtja e jetës, misioni ynë

543
Sigal

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve dhe presidenti i Republikës Ilir Meta, në këtë ditë të shënuar ka takuar një grup fëmijësh talasemikë ndërsa jep një mesazh për mbrojtjen e jetës dhe përkujdesit të shëndetit. Meta tregon se sot po organizohet një seancë dhurimi gjaku për fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje. “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre. Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.”, shkruan presidenti, ndërsa ka publikuar edhe disa foto krah këtyre fëmijëve.