Dervishaj- Mildner: Vlora në vitin 2017 me landfill të ri, zgjidhet problemi i mbetjeve

471
Sigal

Ministri I Transportit dhe
Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me Kirk Mildner,
Drejtori për Transportin dhe Infrastrukturën e Bashkive për Europën Juglindore
dhe Turqinë në bankën gjermane për zhvillim “KFW”.

Gjatë takimi u fol për
marrëveshjet mes Qeverisë Shqiptare dhe bankës gjermane KFW, për impiantin e ri
për përpunimin e mbetjeve, që do të ndërtohet në Vlorë në vitin 2017.

Ministri Dervishaj falenderoi
“KFW” për angazhimin konkret që po jep prej vitesh në vendin tonë, duke
financuar ndërtimin e shumë veprave.

Ministri Dervishaj tha se ky
impiant, do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në bashkinë e
Vlorës dhe atë të Selenicës, duke i dhënë zonës një ndihmesë të madhe
veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Dervishaj, tha se ky impiant
do të ketë teknologji moderne, pasi parashikon ndarjen e mbetjeve të
riciklueshme, redukton çlirimin e gazrave, dhe ka një kapacitet të lartë për
përpunimin e mbetjeve të riciklueshme dhe të kompostuara, deri në 350 mijë
tonë.

Drejtori I KFW Kirk Mildner
tha se 3 marrëveshjet, parashikojnë ndërtimin e një impianti të ri, si dhe
mbylljen e landfillit ekzistues në Vlorë.

Marrëveshjet parashikojnë një
pjesë të financimit me grant, dhe një pjesë më kredi të butë.

Zoti
Mildner theksoi se “KFW” do të vijojë me mbështetjen e sektorit të Ujësjellës
Kanalizimeve, në kuadër edhe të reformës së Ujit, të ndërmarrë nga Ministria e
Transportit