Deri në 1 korrik, mbi 1.000 persona me kontrata 3-mujore

400
E ndërsa partitë politike po u japin dorën e fundit listave për të shpallur brenda këtyre ditëve emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për bashkitë, duket se nuk do të mungojë edhe një tjetër taktikë e njohur elektorale. Është fjala për “punësimet” e fushatës, proces që ndodh sa herë ka zgjedhje lokale apo të përgjithshme. Burime nga disa drejtori institucionesh në Elbasan thanë për “Telegraf” se “prej disa ditësh kanë mbërritur shkresa zyrtare me firmën e ministrave për punësimet sezonale, kryesisht të militantëve të partive të koalicionit qeverisës”. Drejtoritë kryesore, si ato të shëndetësisë, arsimit, ujësjellës-kanalizimeve, bujqësisë, bordit të ujërave, uzina e demontimit të municioneve, OSHEE, etj, kanë marrë prej disa ditësh udhëzime me shkrim (shkresa jo zyrtare) nga ministrat e linjës, ku u thuhej se “duke patur parasysh afrimin e fushatës elektorale të 21 qershorit 2015, krijoni mundësi fizike dhe financiare dhe sistemoni me kontrata të përkohshme njerëz nevojtarë, kryesisht nga listat e militantëve tanë, atyre që janë ende të papunë dhe na nisni kërkesën për shtesa në fondin e pagave për një afat jo më larg se data 1 korrik 2015”. Disa prej drejtuesve u shprehën se “kjo është e pakonceptueshme, në një kohë që nga thuhet se duhet të shkurtoni, tani na vjen urdhëri duhet të punësoni njerëz me kontrata të përkohshme, kur ligjërisht nuk mund të veprohet, sepse quhet shkelje ligjore nesër nga KLSH-ja”. Por fushata duket se do të ketë edhe “surpriza” të tilla, veç disa të tjerave, që pritet të zbulohen javët a ardhshme. Nga degët e selitë e partive të koalicionit të majtë qeverisës, ka nisur hartimi listave emërore, madje duke caktuar njerëz për të lajmëruar militantët, që prej muajsh nuk duken fare në zyrat e tyre, pasi kanë humbur çdo shpresë për t’u sistemuar diku në ndonjë vend pune. Listat pasi të hartohen, do t’u nisen drejtorëve të institucioneve për të bërë sistemimin e tyre të përkohshëm, por nuk dihet akoma’ sa cila do të jetë paga mujore’ me të cilën ata do të paguhen. Mësohet se shumica e militantëve, kryesisht atyre që janë në gjendje të mjerueshme ekonomike, e kanë pranuar “ofertën”, madje kanë pranuar të marrin pjesë ditë-natë në fushatën elektorale e cila pritet t’i ndezë motorrët e saj qysh javën tjetër. Lajmi për “punësimet” duket se ka nisur të mbushë selitë e partive të koalicionit qeverisës me militantë, të cilët prej disa muajsh kishin vendosur ta braktisnin partinë’ e cila nuk u kishte ofruar asnjë mundësi punësimi. Një tjetër mundësi për të “punësuar” përkohësisht militantët, po shihet edhe sistemimi i tyre deri në mbarim të zgjedhjeve në disa biznese pro tyre, kryesisht atyre që operojnë në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Dhjetra e dhjetra persona të larguar vitet e fundit nga puna, si mekanikë, hidraulikë, shkrirës metalesh, dhe shumë profesione të tjera, pritet të gjejnë një vend pune të përkohshëm, për t’u siguruar atyre një pagë, e cila do t’i mbushë dollapin me ushqime deri në mbarimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Kjo padyshim mbetet tallja më e turpshme me fatin e jetën e qindra qytetarëve, të cilët janë të papunë dhe të pashpresë, por që nevoja dhe gjendja e mjerueshme ekonomike, do t’i detyrojë të pranojnë edhe një sistemim sezonal, qoftë edhe për nevojat e fushatës elektorale të atyre që nesër sërish do t’u kthjejnë krahët, ashtu siç ndodhi me ata që pas 23 qershorit kur morën mandatin e deputetit. 
Somario
Lista sipas sektorëve ku do të ketë punësime për fushatën
OSHEE dhe Ujësjellësi: 200 persona.
Drejtoritë e Shëndetit dhe Spitalore: 200 persona.
Drejtoria Arsimit dhe Kopshte – Çerdhet: 300 persona.
Mjekësi dhe Hekurudhat: 350 persona. 
Aluizni dhe Zyrat e Punësimit: 150 persona.
Porosi kanë marrë edhe bizneset proqeveritare për të punësuar (qoftë edhe me sforco financiare) disa qindra vetë. 
Sigal