Beqja e ka kthyer QSU në QTU, 85 ilaçe blihen nga pacientët

827
Nuk është histori e re “marifeti” i blerjes me lekë nën e nën dorë të ilaçeve e shërbimeve në spitale publike prej pacientëve që shkojnë për trajtim në qendra shëndetësore e urgjenca, të cilët sipas ligjit në fuqi, duhet të ofrojnë çdo ilaç dhe shërbim falas. Po ndalemi përsëri tek ky problem shqetësues, i cili me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, u mendua siç u deklarua, se tregu i zi i laçeve dhe shërbimet korruptive në spitale do të merrnin fund. Por, gjendja po vazhdon si më parë, madje edhe më keq e më shfrenuar se më parë, duke rënduar e rrënuar gjendjen e mjeruar ekonomike të qytetarëve, të cilët halli mjekësor i çon në dyert e shërbimit shëndetësor të modelit “Beqja”. Në këto 19 muaj “Rilindje mjekësore” (siç e quan ministri Beqja), shëndetësia shqiptare ka rënë në “kthetrat” e ministrit që është caktuar në krye të shëndetësisë shqiptare si “shpëtimtar dhe rilindës” i saj. Ky ministër, së bashku me vartësit e përzgjedhur, sekserët dhe ortakët brenda e jashtë ministrisë dhe spitaleve publike e private që operojnë në Shqipëri, ka instaluar e po realizon qëllimisht, një skemë korruptive klienteliste të ilaçeve nëpër spitale, duke bërë kërdinë me to, nëpërmjet abuzimit edhe me biznesin e tij antiligjor e ilegal të ilaçeve, derti me diktat çmimesh në depot farmaceutike në import dhe në tregun e brendshëm. Gazeta “Telegraf” vëzhgoi prej 4 ditësh shërbimin mjekësor në QSU “Nënë Tereza” në Tiranë, ku “dyndet” krejt Shqipëria për shërbim mjekësor! E bëmë vëzhgimin tonë, për të verifikuar ankesat dhe denoncimet e shumta që vazhdojnë të vijnë në gazetën “Telegraf”, lidhur me faktin skandaloz korruptiv e abuziv, që pacientët megjithëse trajtohen në spitalet, laboratorët, klinikat dhe urgjencat shtetërore, i blejnë me lekë nga xhepi i tyre ilaçet, madje edhe disa pajisje që nevojiten për diagnostifikimin dhe kurimin e tyre. Pse? Sepse sipas mjekëve, shumë ilaçe që kanë nevojë trajtimi dhe kurimi i pacientëve, mungojnë në shërbimet spitalore, klinikore e laboratorike në QSUT e për rrjedhojë, pacientët dërgohen nga mjekët për t’i blerë në farmacitë private, madje në ato farmaci private ku i rekomandojnë mjekët, domethënë në farmacitë e tyre, ose të kolegëve e familjarëve të tyre!. Në 4 ditë ne pyetëm 80 qytetarë që kishin familjarë të tyre, të shtruar në spitalet dhe pavionet e ndryshme të QSUT-Tiranë. Përveç bisedave me qytetarët, gazeta ‘Telegraf’ organizoi edhe një vëzhgim në lidhje me çfarë thanë qytetarët.
Fakti/ QSUT vetëm me 30% të ilaçeve, pacientët i blejnë privatisht
Nga investigimi që bëmë në kompleksin qendror mjekësor të Shqipërisë në Tiranë, rezultoi se në QSUT, ka vetëm 30% të llojeve të ilaçeve që nevojiten dhe vetëm 40% e sasisë së atyre ilaçeve që ekzistojnë. Pra, pacientët jo vetëm blejnë ato ilaçe që nuk janë fare në listën spitalore e të urgjencave, por blejnë edhe ato që janë por nuk që nuk janë në sasinë e duhur për të përballuar nevojat ditore të pacientëve! Sipas llogarisë, rezulton se 70% të llojeve të medikamenteve e ilaçeve që nevojiten dhe 60% të ilaçeve që nuk vijnë furnizim, pacientët detyrohen t’i blejnë privatisht me lekët e tyre e të çojnë në spitale, urgjenca, apo laboratorë!
Mungesa e ilaçeve në spitale e urgjenca dhe ekzistenca e tyre me bollëk në farmacitë private rrotull e brenda spitaleve publike, nuk është mungesë furnizimi prej shtetit, as mungesë organizimi. Por ky është organizim i qëllimshëm që të lulëzoj tregu i ilaçeve nëpër farmacitë private të cilat në masën 70%, janë të mjekëve dhe shefave të punësuar në spitalet, qendrat shëndetësore dhe urgjencat shtetërore. Nëse shikon blerjet që bëhen me tenderë e prokurime të drejtpërdrejta, konstaton se spitalet, urgjencat, qendrat shëndetësore dhe vetë ministria, me në krye QSUT, furnizohen rregullisht me çdo medikament e pajisje që i duhet një shërbimi normal brenda sistemit mjekësor shtetëror. Por rezulton, që spitalet nuk kanë ilaçe, urgjencat nuk kanë ilaçe, qendrat shëndetësore nuk kanë ilaçe. Dhe mjekët, i nisin pacientët drejt farmacive private pronë të tyre e të kolegëve. Në spitale janë të gjitha pajisjet për ekzaminime të çdo lloji sëmundjeje e kontrolli periodik, por ato bllokohen qëllimisht nga shefat dhe mjekët e specialiteteve, duke i nisur pacientët drejt klinikave e spitaleve privatë. Në spitalet, urgjencat dhe qendrat shëndetësore shtetërore ka laboratorë të kompletuar e mjekë laborantë të aftë, që paguhen rregullisht nga shteti, por ata u thonë pacientëve, se “nuk ka pajisje dhe reagentë” për të bërë analizat, duke i nisur ata, drejt laboratorëve e klinikave të tyre laboratorike, ose të miqve e kolegëve, që ushtrojnë këtë biznes!
Fakti/ 55% e kostos së ilaçeve e shërbimeve në QSUT, përballohet nga pacientët
Sipas një raporti të institucioneve monitoruese të sektorit të shëndetësisë, shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri arritën në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky është niveli më i ulët në vendet e rajonit. Shpenzimet që paguajnë pacientët nga llogaria personale për ilaçe, mjekime e shërbime të tjera mjekësore në spitalet shtetërore përbën skandal: 55% të kostos në shërbimin mjekësor shtetëror shqiptarë e përballojnë privatisht pacientët, mbasi këto nuk i siguron shteti. Nga këto shpenzime 45% janë vetëm për blerje ilaçesh. Kjo ndodh edhe pse, sipas ministrit Beqja, lista numerike, emërore dhe vlera e ilaçeve të rimbursuar është shtuar, por ja që shqiptarët i blejnë edhe ilaçet e rimbursuar! Shpenzimet e ulëta për kujdesin shëndetësor (si shpenzimet totale dhe ato publike) dhe përqindja e lartë e blerjeve të ilaçeve e shërbimeve privatisht nga pacientët, tregojnë faktin që edhe kjo qeveri nuk e ka prioritet investimin në kujdesin shëndetësor. Shqipëria importon 96% të barnave që përdoren në shërbimin mjekësor! Krahasuar me shumicën e vendeve të BE, numri i grosistëve të ilaçeve në Shqipëri është 15-18 herë më lartë se në Austri, Itali, Gjermani, Francë, Greqi etj. duke pasur parasysh numrin e popullsisë e përsëri çmimet mbeten 4-7 herë më të larta së në ato vende, gjë që tregon për një politikë abuzive me monopolet dhe tregun e ilaçeve me pakicë.
Tregu i ilaçeve, mbi 50 milion euro  nën kontrollin e ministrit Beqja
Tregu i ilaçeve të rimbursuar është një treg i financuar nga buxheti i shtetit përmes ISKSH. Tregu rregullohet përmes kontratave që ISKSH lidh për kryerjen e këtij shërbimi me farmacitë dhe firmat e shumicës të tregut farmaceutik. Tregu i ilaçeve të rimbursuar, mbetet një treg i kufizuar. Numri i operatorëve farmaceutike që marrin pjesë në këtë lloj tregu, përcaktohet ekskluzivisht nga kontratat e kufizuara të ISKSH, por që na rastin konkret edhe për vitin 2015 i ka nën kontroll personal e klientelist ministri Ilir Beqja. Tregu i ilaçeve të rimbursuar, për vitin 2014, rezultoi i monopolizuar e abuziv, mbasi po mbahet në fuqi ligji, që detyron këtë skemë: farmacive u lejohet të tregtojnë ilaçe me rimbursim, deri në vlerën e 1.5 milionë lekë, shtuar edhe 2% të vlerës, kufizim ky që pacientët detyrohen që jashtë kësaj vlere, të paguajnë ilaçet që duhet t’i merrnin me rimbursim!
Analizat në Itali: Ilaçet Kanë vetëm 30% aftësi kuruese
Një muaj më parë, 5 pacientë shqiptar të kuruar prej 10 vjetësh në QSUT për sëmundje që mjekohen me 12 medikamente bazë që vijnë nga importi, iu drejtuan një laboratori privat në Itali (Milano) për të bërë analizat e ilaçeve që kishin përdorur. Rezultati i analizave doli që këto ilaçe që blihen nga ministria nëpërmjet importit, janë me aftësi kuruese deri në 30%. Këtë analizë, pacientët ja kanë paraqitur Ministrit Ilir Beqja, prej të cilit kanë marr këto përgjigje!’Nuk u detyron njeri të blini ilaçe. 
Ja 85 barnat e listës ligjore të shërbimit spitalor dhe urgjencës, që pacientët i blejnë në treg
1. Adenosine, ATP
2. Adrenaline
3. Epinephrine
4. ACE inhibitor
5. Enalapril
6. Alumen hydroxide
7. Aminocaproic acid
8. Aminophylline
9. Amiodarone
10. Amrinone
11. Antihemophilic factor
12. Antivipera
13. Antitetanik
14. Atenolol
15. Atropine
16. Bretylium
17. Buscopan
18. Chlorpromazine
19. Cefepime
20. Citostatike (Onkologji)
21. Dexamethasone
22. Diazepam
23. Digoxin
24. Diltiazem
25. Disopyramide
26. Dobutamine
27. Dopamine
28. Dipyridamole
29. Doxapram
30. Esmolol
31. Fentanyl
32. Flecainide
33. Fenobarbital
34. Flumazenil
35. Furasemide
36. Hyaluronidase
37. Hydrochloride
38. Haloperidol
39. Heparina
40. Imodium
41. Insuline Glulisine
42. Insuline ordinere
43. Isoprenaline,
44. Isoproterenol
45. Isosorbide dinitrate
46. KCl-7.5%-10ml
47. Ketamine
48. Laksative
49. Lanatocid C
50. Lidocaine
51. Loperamide
52. Luminal
53. Med. anestezi
54. Meperidine 
55. Metoprolol 
56. Metil
57. Med. anestezi
58. Magnesium sulfate
59. Metoclopramid
60. Prednisolone
61. MgSO4
62. Midazolam
63. Milrinone
64. Morphine
65. NaHCO3
66. Naloxone
67. Nifedipine
68. Nitroglycerin
69. Nitroprusside
70. Noradrenaline
71. Prednisolone 
72. Papaverin
73. Pantoprasole
74. Paracetamol
75. Phenytoin
76. PPI (omeprasole)
77. Procainamide
78. Propafenone
79. Propranolol
80. Protamine sulfate
81. Quinidine
82. Ranitidine
83. Sotalol
84. Verapamil
85. Thiopental
Sigal