Deputeti Peza thirret në prokurori, pas tij dhe ish-bashkëshortja, ja 3 akuzat që e “çgradojnë”

507
Sipas ligjit, çështja ndaj tij ka këto 3 objekte hetimi: Evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë e i të ardhurave dhe falsifikim dokumentesh 
Deputeti miliarder i Rilindjes, ish-gazetari Alfred Peza ka përfunduar në prokurori. Institucioni qendror i akuzës ka hapur një çështje ndaj tij, për evazion fiskal në lidhje me deklarimet e tij të pasurisë. Pak ditë më parë u bë publik lajmi, se Alfred Peza kishte blerë aksionet në një bankë private në një shumë prej 1.13 miliardë lekësh. Më pas vetë ish-gazetari tha, se “këto ishin kursimet e tij, pasi është paguar në shuma të mëdha kur punonte.” Por pas publikimit të dokumenteve, Peza ka deklaruar si pagë një shumë prej 80 mijë lekësh, duke mos justifikuar edhe të ardhurat e tij në miliarda lekë. Për këtë arsye, ndaj tij ka nisur hetimi për evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave. Nëse prokuroria gjen të dhëna, deputeti Peza humb mandatin dhe rrezikon të dënohet me burg. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit socialist Alfred Peza në lidhje me pasurinë e tij. Deputeti i PS, Alfred Peza është njoftuar, se do të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me çështjen në ngarkim të tij. Në prokurori është paraqitur dhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja A. T, si dhe kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj. Mësohet se ky i fundit ka kërkuar takim me Prokurorin e Përgjithshëm për rezultatet e hetimit administrativ. Peza vendoset në hetim nën dyshimet për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Pasi u raportua në media, se bashkëshortja e deputetit të Partisë Socialiste, ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 1 miliard lekë, Alfred Peza ka thënë, se ato janë para nga kursimet prej disa vitesh. më parë, deputeti socialist Peza, ka deklaruar publikisht kështu: “Bashkëshortja ime ka qenë dhe është subjekt i kontrollit dhe i deklarimit te pasurisë prej 15 vjetësh, që nga viti 2002. Ndërsa unë, nga viti 2013 e në vijim. Për rrjedhojë, të gjitha veprimet tona financiare e pasurore, kanë qenë dhe janë të kontrolluara nga ILDKP. Deri me sot, as ajo dhe as unë, nuk kemi menaxhuar asnjëherë, asnjë lek nga fondet dhe pasuritë publike. Deri në marsin e vitit 2015, kemi preferuar që kursimet tona, t’i depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqipëri. Derisa vendosem qe këto para, t’i investonim në formë aksionesh bankare. Një transaksion ky, sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si një e drejtë e çdo qytetari të kësaj Republike. Të gjitha këto veprime, janë të deklaruara dhe depozituara pranë ILDKP brenda të gjitha afateve ligjore. Te gjitha veprimet tona bankare, janë të pasqyruara në ketë dokument të bankës, që mban datën 20 janar 2015, plot dy muaj përpara realizimit të kontratës shitje-blerje të aksioneve. Për këdo që është i interesuar, mund t’i drejtohet ILDKP dhe të marrë gjithë informacionin që dëshiron”- ka thënë Peza.
Sigal