Deputeti i PD-së i numëron Ramës shqetësimet e Gjirokastrës: U mate me hijen e mëngjesit

143

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas një statusi në ‘Facebook’ që kryeministri Edi Rama i kushtoi sot Gjirokastrës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu thekson se Rama kërkon të matet me hijen e tij të mëngjesit.

“Nqs e ardhmja do bazohet te ato cfare kjo qeveri ka bere ne keto pese vite ne ate Qark, e nesermja do te karakterizohet vetem me braktisje e “boshllek””, shkruan Shehu, ndërsa rendit problemet me të cilat përballen qytetarët e Gjirokastrës. Ndërkohë deputeti i PD-së e cilësoi shaka deklaratën e Ramës për ndërtimin e aerodromin në Gjirokastër.

REAGIMI I TRITAN SHEHUT
Kryeministri ne Gjirokaster kerkon te matet me hijen e tij te mëngjesit!
Z.Rama ne Gjirokaster e pereth foli per arritje e per te ardhmen e “ndritur”.
Nqs e ardhmja do bazohet te ato cfare kjo qeveri ka bere ne keto pese vite ne ate Qark, e nesermja do te karakterizohet vetem me braktisje e “boshllek”.
A i thane deputet socialiste e drejtoret e tij Z.Rama, se ne vetem tre vite edhe 7 mije banore te tjere kane braktisur Qarkun??
Qe fshatra te tera si Zhulati, Izvori, Lopezi, ne Zagori etj vazhdojne te jene te izoluar.
Se fuqia blerese ka rene 35% sipas INSAT ne tre vite.
Se rruga qe lidh Permetin e bukur me Carshoven e Tre Urat, rruge nacionale, eshte pothuajse e pa kalueshme.
Se rruga Kardhiq- Delvine ka pese vite pa asnje punim, qofte e mirembajtje, kur ka ngelur vetem gjysma per tu perfunduar.
Se jane harruar subvencionet ne bujqesi e blektori.
Se spitalet e Tepelenes e Permetit pothuajse jane mbylur e ai i Gjirokastres po degradon cdo dite, e qellimshme kjo per te koncentuar gjithecka, larg interesave e mundesive te qytetareve ne nje Spital te Ardheshem e Privat ky ne Fier??
Se Lazarati po dhunohet e po denigrohet vazhdimisht.
Se Dropulli e Libohova ekonomikisht e strukturalisht jane ne mizerje.
Se nuk eshte bere asnje meter rruge e re, asnje punim ne bujqesi ne ate Qark.
Se minatoreve te Tepelenes e Memaliajt ju mohua statusi.
Se Kelcyra e Nepravishta vetem varferi kane kudo…
Se Universiteti i Gjirokastres po “rrudhet”.
Se veprat historike po rrenohen, derisa dhe Kalaja po rreshket… mbi qytet!
Ne fakt ja thane qytetaret keto ne “takimet ” qe pati, por Kryeministri i Yne as degjoi e as u pergjegj, vecse u mat me hijen e tij…, hodhi rromuze e iku…!!
Beri dhe nje shaka ne fund, ate ne lidhje me aeroportin…