Deputeti gjerman e shpreh hapur në Tiranë: I shqetësuar për reformën zgjedhore

233

Teksa Shqipëria pret në qershor dritën jeshile për hapjen e negociatave me BE për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri deputeti gjerman Florian Hahn. Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë, Hahn ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe politikanë.

Më herët ai është takuar me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Deputeti gjerman është takuar edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Mësohet se deputeti Hahn ka zhvilluar një takim edhe me Majlinda Bregun, e cila tashmë mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Raportohet se deputeti Hahn ka shprehu shqetësime për reformën zgjedhore. Mësohet se gjatë takimeve, ai u ka shprehur politikanëve shqiptarë interesin e lartë të Gjermanisë për një reformë zgjedhore përfundimtare e të plotë.

Ndërkaq, deputeti Hahn është interesuar dhe për reformën në drejtësi. Ai ka vlerësuar progresin me vettingun, por nga ana tjetër ka nënvizohet ritmin e ulët të procesit.