Deputeti Erion Braçe i bën thirrje kryeministrit: Fut RENEA-n të shpërndajë studentët nga Bulevardi

656
Sigal

Deputeti Erjon Braçe ‘çmendet’, përderisa i kërkon kryeministrit të përdorë RENEA, që të shtypë protestën e studentëve, Deputeti Braçe me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve. Ai i ka bërë thirrje Edi Ramës se, nëse nuk vjen askush për dialog të dërgojë forcat e RENEA-s t’i shpërndajë. Reagimi i deputetit Erion Braçe: “Thirrje Edi Ramës: Mos çaj kokën fare, sepse tek kryeministria janë mercenarët e pdlsi dhe pedagogë të tyre! Duro dhe ca ditë dhe po nuk erdhi njeri në dialog atëherë i bie që nuk duan 8 kërkesat, por rrëzimin e qeverisë, priti edhe ca ditë dhe pastaj ço RENEA-n të pastrohen rrugën e Tiranës nga militantët e vulëhumburve, se qytetarët e ndershëm duan të festojnë festat e fundvitit, jo tangërllëkun e ca kalamajve!”