Deputetët e LSI-së denoncojnë: Kryeparlamentari Ruçi me arrogancë shkel Rregulloren e Kuven

582
Deputetët e LSI-së, pjesë e komisionit të medias i kanë drejtuar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në këtë letër shkruhet se në rendin e ditës është përfshirë pr/ligji numër 34|2017 për “Lirimin e frekuencave digjitale”, ndërkohë që nuk janë respektuar procedurat e shqyrtimit të tij, sepse ky projektligj nuk është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Medias. Sipas deputetëve të LSI-së ky është një qëndrim arrogant dhe i papërgjegjshëm i mazhorancës që vijon të shkelë rregulloren e Kuvendit. Theksohet se po përdoret rregullorja në mënyrë të njëanshme, duke anashkaluar hallkat kryesore proceduriale, që sigurojnë funksionimin e Parlamentit, me cilësi dhe standarde, pasi nuk po i jepet mundësi opozitës të shprehë argumentet e veta.
Sigal