Deputetët akuzojnë ministrin: “Zoti Bumçi, ju keni favorizuar firma restaurimi”

412
Sigal

Në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, ministri Bumçi nuk justifikoi si u harxhuan fondet e UNESCO-s

Dje, në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, ministri i Kulturës ishte në seancën dëgjimore në lidhje me masat e marra nga MTKRS-ja për ruajtjen e monumenteve të kulturës në zbatim të ligjit “Për trashëgiminë kulturore”. Vjedhja dhe dëmtimi i afreskave të Onufrit në Kishën e Valsit në Elbasan, ruajtja e burgut të Spaçit si monument i kujtesës dhe restaurimi i banesave që janë monumente kulture në Gjirokastër e Berat ishin epiqendra e debatit të ashpër të deputetëve socialistë me ministrin Bumçi. Deputeti i PS-së, Auron Tare, duke i drejtuar ministrit Bumçi i parashtroi shqetësimin për mosruajtjen dhe moskujdesin e Ministrisë së Kulturës për monumentet kaq të çmuara, sikurse afresket e Onufrit, duke i kujtuar se përgjegjës për këtë gjendje të mjerë është vetë ai, i cili nuk ka bërë asgjë. Madje, duke identifikuar përgjegjësinë e ministrit Bumçi, deputeti Tare, solli në dritë edhe rastin e Kishës së Shëngjergjit, në Mesopotam, ku ministri edhe pse ka financuar një firmë restaurimi, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me restaurimet, kupola e Kishës është gati të bjerë. Ministri Bumçi, u mundua ta përgënjeshtrojë, mirëpo deputeti Tare i paraqiti edhe eksperten e një qendre të specializuar të Milanos, ku thoshte se, restaurimet e firmës që kishte favorizuar Ministria e Kulturës, kishin dëmtuar kupolën. Më tej, deputeti Tare, e akuzoi drejtpërdrejt ministrin Bumçi për favorizimet që i ka bërë firmës restauruese, për shkak të afërsisë partiake, duke i përmendur rastet e restaurimeve në kalanë e Tepelenës dhe në restaurimet në Gjirokastër, ku, sipas fakteve që përmendi deputeti Tare, kjo firmë restauruese, edhe pse ka marrë gati të gjitha tenderat e restaurimit në Gjirokastër e Tepelenë, më shumë ka dëmtuar restaurimet. Debati Tare-Bumçi u ashpërsua dhe u tensionua, kur ministri, në përpjekje për të justifikuar shpërndarjen e fondeve për restaurimin e monumenteve të kulturës, tha se këto fonde janë miratuar edhe nga zyrat e UNESCO-s. Por deputeti Tare, i kërkoi me ngulm, të pohonte se, cilat ishin zyrat e UNESCO-s që kanë miratuar shpërndarjen e fondeve, sipas objekteve të restaurimit të monumenteve të kulturës. Kur ministri Bumçi nuk mundi të shpjegohej, deputeti Tare e cilësoi “Gënjeni, zoti Bumçi, gënjeni. Ku janë zyrat e UNESCO-s? Thoni, ku janë? Këtu në Shqipëri? Jashtë? Thoni, ku janë?” Akuzat e deputetit Tare ndaj ministrit Bumçi vazhduan edhe për lejimin që Bumçi ka miratuar për ndërtimin e pallateve, në zonën e ndaluar në afërsi të Kështjellës së Krujës, duke prishur imazhin historik të Kështjellës historike dhe kjo, sipas deputetit Tare, është bërë nga zoti Bumçi për të favorizuar një ndërtues, i cili është i afërm i kryetarit të Bashkisë së Krujës. Deputeti Tare, duke vazhduar argumentet akuzuese ndaj ministrit Bumçi, paraqiti në Komisionin Parlamentar edhe një raport të UNESCO-s, që bën fjalë për shqetësimet e UNESCO-s për mungesën e kontrollit dhe shkeljet që janë bërë në mirëruajtjen e mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës nga ministria e drejtuar nga Bumçi. Ja përmbajtja e kësaj letre të UNESCO-s.

UNESCO mban qëndrim ndaj Ministrisë së Kulturës
1. Shpreh shqetësimin e tij të madh në lidhje me mungesën e kontrollit të ndërtimeve pa leje dhe shpreh keqardhje që ende nuk është krijuar një plan afatgjatë për të ndrequr shkeljet që kanë ndodhur tashmë, në mënyrë që të përmirësohet vlera dhe integriteti i pronës;
2. Gjithashtu, shpreh shqetësimin e tij se asnjë përparim nuk është bërë për të futur një program për ndërhyrjet arkeologjike në rast të zbatimit të restaurimeve të mëdha, si dhe për mungesën e miratimit të një plani të përgjithshëm në mbrojtje të tërësisë së pronës kundër zjarrit;
3. Njeh përpjekjet e bëra për të zhvilluar një plan turizmi në Berat, i cili synon të mbështesë nevojat e komunitetit lokal në kuadër të planit të menaxhimit dhe gjithashtu shpreh shqetësimin e tij të madh që një plan i tillë nuk është zhvilluar për Gjirokastrën;
4. Përsërit kërkesën e tij ndaj shtetit për të vënë urgjentisht në vend një plan veprimi dhe për të adresuar parandaluar çdo shkelje të mëtejshme;
5. Gjithashtu përsërit kërkesën e saj ndaj shtetit për të zhvilluar dhe zbatuar tregues të detajuar dhe të përshtatshëm me monitorimin në lidhje me atributet të cilat mbajnë vlera të jashtëzakonshme universale të pronës të bazuara në inventarë të detajuara;
6. Vëren qëllimet e shtetit për të kryer një projekt të madh restaurimi në Kalanë e Beratit dhe kërkon që pala shtetërore t’i japë detaje Qendrës së Trashëgimisë Botërore, për vlerësim nga organet këshilluese, para se ndonjë punë të fillojë;
7. Gjithashtu kërkon nga pala shtetërore të ftojë një mision monitorues të përbashkët nga Qendra Botërore e Trashëgimisë / ICOMOS për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme të konservimit të pasurisë, përparimin e menaxhimit të saj dhe nëse kriteret për mbishkrimin e mundshëm të pasurisë në rrezik janë plotësuar në Listën e Trashëgimisë Botërore;
8. Kërkesa e mëtejshme është që shteti të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, nga 1 shkurti 2013, një raport progresi për zbatimin e sa u tha më sipër, për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 37-të në vitin 2013.

Decision – 35COM 7B.82 – Historic Centres of Berat and Gjirokastra (Albania) (C 569 bis)
The World Heritage Committee,
1. Having examined Document WHC-11/35.COM/7B,
2. Recalling Decision 33 COM 7B.87, adopted at its 33rd session (Seville, 2009),
3. Expresses its great concern regarding the lack of control for illegal constructions and regrets that a long-term plan has not been established to rectify the violations that have already owurred in order to improve the value and integrity of the property;
4. Also expresses its concern that no progress is being made to introduce a programme for archaeological interventions in case of implementation of major restoration, as well as for the lack of an agreed overall fire response plan for the entirety of the property;
5. Recognises the efforts made to develop a tourism plan in Berat which aims to support the needs of the local community ëithin the framework of the management plan and also expresses its great concern that no such plan has been developed for Gjirokastra;
6. Reiterates its request to the State Party to urgently put in place an agreed action plan and timescale to address the current ones and prevent any further violations;
7. Also reiterates its request to the State Party to develop and implement detailed and appropriate monitoring indicators related to the attributes which carry the Outstanding Universal Value of the property based on detailed inventories;
8. Notes the intentions of the State Party to carry out a major restoration project at Berat Castle and requests the State Party to provide details to the World Heritage Centre, for assessment by the Advisory Bodies, before any ëork commences;
9. Also requests the State Party to invite a joint World Heritage Centre/ICOMOS reactive monitoring mission to assess the overall state of conservation of the property, progress in its management and ëhether the criteria for the possible inscription of the property on the List of World Heritage in Danger are met;
10. Further requests the State Party to submit to the World Heritage Centre, by 1 February 2013, a progress report on the implementation of the above, for examination by the World Heritage Committee at its 37th session in 2013.