Denoncimet e opozitës, Rama zhduk materialet dhe prokurimet

634
Sigal

Zhduken të gjitha gjurmët e të dhënave të kontratave që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka lidhur e realizuar, në sistemin e Prokurimeve Publike. Gazetarja Aranita Brahaj shkruan këtë mëngjes rreth veprimit të dyshimtë të qeverisë, që sipas saj bëhet vetëm për një qëllim: Media dhe opozita të mos kenë mundësi të llogarisin tenderët dhe kostot për kilometër.

“Transparencë e Munguar. A filloi Media dhe Opozita të bëjnë llogaritë e tenderëve dhe kostove për kilometër rrugë? PO.

Çfarë bëri qeveria: hoqi nga APP ( sistemi i blerjeve / prokurimeve elektronike) të gjitha dokumentet e tenderëve. Të njëjtën gjë edhe faqja e Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Ja çfarë del sot në APP tek regjistri i realizimeve Fondi”, shpjegon Brahaj. Po të klikosh në adresën www.app.gov.al te Regjistri i Realizimeve, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, të del vetëm një projekt, blerja e ujit të pijshëm. I njëjti rezultat, me mungesa tenderësh, rezulton edhe pasi kërkon te ky regjistër, jo vetëm për fondin, por edhe për ministritë.

Së fundmi, qeveria ka lajmëruar se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndërhyjë te Syri i Kaltër, sipas tyre me disa procedura për të cilat publiku nuk di ende asgjë.