Dëgjesat në Durrës, qytetarët ankohen për mungesë uji dhe investimesh

476
Mungesa e kanalizimeve, investimet publike, mungesa e ujit të pijshëm, infrastruktura rrugore, problemet e pronësisë, arsimi, punësimi, energjia elektrike, politizimi dhe keqadministrimi i institucioneve publike, janë disa nga problematikat kryesore të raportuara nga qytetarët durrsak gjatë dëgjesave publike. Raporti është publikuar gjatë pasdites së djeshme nga kryeministri Edi Rama. Ishte, pikërisht, radha e durrsakëve të njihen me të dhënat përfundimtare të raportit, që në thelb ka mënyrën se si janë menaxhuar dëgjesat, problemet kryesore të ngritura nga qytetarët dhe kërkesa e tyre për ndihmë. Në qarkun e Durrësit janë realizuar gjithsej 23 dëgjesa me njerëzit e zakonshëm nën moton për një “bashkëqeverisje me qytetarët”. Problemet e trajtuara nga qytetarët duken se janë të ngjashme edhe me ato të qarqeve të tjera. Ndërkohë në raport Rama publikon edhe faktin se në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 qershorit forca e tij politike të cilën e drejton tashmë prej shumë vitesh, ka marrë një fitore të thellë. Rama u kërkon qytetarëve që përmes rrjetit të tij social Facebook të japin mendime lidhur me zgjidhjen e problematikave.
Sigal