Dashamir Shehi: Kosova është fitues, ndërtoi risi në komunikimin me qytetarin e thjeshtë

487
Dashamir Shehi, kryetari i LZHK, në intervistën për gazetën “Telegraf” shpreh besimin e tij, për fitoren e Dr. Halim Kosova në Tiranë. Këtë bindje zoti Shehi e pohon për “Telegraf” sepse Dr. Kosova solli risi në të bërit politike dhe ndërtoi marrëdhënie të reja në komunikimin me qytetarët e thjeshtë. Ndërsa shprehet se e Djathta do të ketë një progres në 21 qershor, duke hedhur bazat për zgjedhjet e 2017. Zoti Shehi, duke zbardhur për “Telegraf” edhe alternativën e LZHK, u bën thirrje elektoratit që të fotojë për Komunitetin dhe numrin 8, për këshilltarët e LZHK. 
– Zoti Shehi, cila është risia e këtyrë zgjedhjeve vendore dhe çfarë produkti politik presim?
– Risia është që fushata po bëhet me dy plane edhe ndoshta kjo them që do krijojë modelin edhe për zgjedhje të tjera administrative. Një në një rrafsh politik, siç e drejton zoti Basha në nivel kombëtar dhe një në një nivel të komunitetit, në nivel administrativ siç e drejton zoti Halim në rrafshin e Tiranës. Them që në këtë mes opozita ka bërë një përzgjedhje të mirë, kjo është një lloj risie për politikën opozitare që të grumbullojnë të gjithë protestën popullore, e cila vjen nga rritja e çmimeve, nga problemet e energjisë elektrike, problemet e legalizimeve ose të prishjeve të ndërtimeve pa leje edhe problemet bazë që ekonomia nuk po lëviz, niveli i lartë i papunësisë, të gjitha këto sigurisht që prodhojnë një protestë politike e cila nuk mund të kanalizohet në nivel administrativ. Kështu që PD-ja, Basha e opozita në përgjithësi kanë zgjedhur këtë lloj linje për t’i dhënë një peshë politike këtyre zgjedhjeve të cilat janë administrative po duke qënë se janë të parat që bëhen me hartën e re elektorale, e cila njësitë bashkiake tashmë i ka bërë më të mëdhaja sesa mandatin e një deputeti, sigurisht që këto lloj zgjedhjesh do të kishin edhe ngarkesën e vet politike. Kështu që interpretimin që i ka bërë opozita duke i konsideruar edhe politike është një gjetje shumë e mirë, kur ndërkohë programin alternativ për komunitetin, për perspektiven e afërt të njësive bashkiake po e interpretojnë fare mirë kandidatët e njësive administrative, të cilët opozita i ka të një kualiteti më të lartë, sesa mazhoranca kështu që mundësia për t’u shpjeguar më mirë qytetarëve për t’i qëndruar më afër sidomos në rastin specifik të Tiranës është e tillë që unë e konsideroj të plotësuar ofertën për komunitetin.
– Çfarë produkti politik presim nga zgjedhjet e 21 qershorit ?
– Po unë pres për krahun opozitar që të ketë një ngjitje, që të ketë një ngjitje të dukshme domethënë që të afrohemi 44-45 % në votë popullore, që të kalojmë nivelin e 20 njësive bashkiake në nivel kombëtar domethënë presim një afrim të tillë për ndërtimin e një shtrati politik, i cili të na futë në lojë konkurruese për vitin 2017. 
– Sa është dëgjuar nga partitë politike apeli për dekriminalizimin e kandidaturave? 
– PD-ja dhe Basha bënë jashtëzakonisht mirë që e tërhoqën kandidatin. Politikisht gjesti ishte shumë i qartë dhe i pranueshëm, që do të thotë, opozita si autore e proçesit të dekriminalizimit si një beteje që e kemi hapur vetë dhe që e kemi kulmuar deri me bojkot të parlamentit, ka bërë atë që duhej të bënte që fatkeqësisht nuk e kanë bërë parti të tjera, se po shohim që raste të tjera të tërheqjes së denoncimeve nuk ka. Ne shpresojmë që procesi i dekriminalizimit të vazhdojë.
– Premtimet elektorale a kanë një faturë financiare, janë të bazuara, janë të mundshme? 
– Unë gjykoj që kjo mazhorancë po vazhdon me premtimet siç filloi edhe zgjedhjet e vjetra. Dëgjoj qe pothuajse të gjithë kryetarët e bashkive premtojnë me mbështëtjen e qeverisë, premtojnë ujësjellsa për 24 ore ujë brenda një viti, rrugë për të lidhur gjithë fshatrat brenda dy vjetëve, kaq e aq shkolla parqe e gjelbërime gjëra të cilat sigurisht edhe për bashkitë e vogla do kërkonin minimalisht nga 20-30 milionë euro e shpenzime. Unë gjykoj që shumica e këtyre janë fantazi, në rastin më të mirë, edhe mashtrime në rastin normal, sepse e shoh të pamundur domethënë që pushteteve lokale ti delegohen aq shumë para, sepse nuk janë as në nivel kombëtar, për të rindërtuar të gjithë ekonominë, të gjithë rrënimin, të gjithë prapambetjen që ka në nivel infrastrukture brënda një periudhe nje apo dy vjeçare apo edhe katër vjeçare. Duhet të presupozosh që qytetarët janë fare naivë në rastin më të mirë dhe budallenj në rastin konkret që të besojnë të tilla premtime. 
– Shpenzimet elektorale janë të mëdha. Përse duhet të na shqetësojë ky fakt?
– Shpenzimet janë të mëdha në mënyrën më të ekzagjeruar të mundshme, as zgjedhjet politike nuk kishin kaq shpenzime me thënë të drejtën, çështë më e rrezikshmja në sfond të tyre padyshim që është korrupsioni. Nga afrohen gjithë këto para? Afrohen nga donatorë privatë, të cilët në shkëmbim do vijnë të kërkojnë tendera të qeverisë, do kërkojnë punët publike që bëhen me paratë publike, me një fjalë sistemi fillon e korruptohet në princip dhe e pranon këtë si pjesë elementare të lojës, si pjesë të detyrueshme të lojës kështu që kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Një vend që jeton në nivelin e varfërisë, si shqiptari, i cili vit për vit del në tregun ndërkombëtar për të lypur para borxh për rrugët, për autostradat, për urat e veta, paska kaq lek që të bëjë një fushatë më të ekzagjeruar sesa bëjnë vendet e pasura në Europë. Kështu që kjo është tharmi i një sistemi që korruptohet në princip.
– Zoti Dashi, cili është mendimi juaj sa do të ndikojë tek votuesit në 21 qershor kohë-qeverisja dy vjeçare e Rilindjes?
– Sigurisht që do të ndikojë dhe do të ndikojë shumë, zotërinjtë e Rilindjes po pretendojnë sikur ska ndodhur asnjë gjë, që populli është i lumtur që këto dy vjet janë ngritur çmimet, janë prishur shtëpite, janë rritur karburantet, kurse në fakt po doli një politikë serioze po të ishin njerëz seriozë sigurisht që do të prisnin me qetësi që rezultati nuk mund të jetë ai i dy vjetëve më përpara, sepse çdo reformë që merret, merret si të thuash me koston e votave në demokraci. Që nga kjo pikëpamje, e kuptojnë fort mirë që kanë humbur terren dhe po mundohen te rikuperojnë nëpërmjët kësaj fushate të ekzagjeruar nëpërmjet presioneve politike dhe nëpërmjet ofertës që bëhet para zgjedhjeve nga këto që përmënda më sipër, me një fjalë po përdorin edhe karrotën edhe kërrbaçin për të marrë ato vota të cilët sigurisht që i kanë humbur me këtë qeverisje dy-vjeçare.
– Cilat janë karakteristikat e dy kandidatëve kryesorë Dr. Kosova dhe Veliaj? 
– Unë uroj edhe kountriboj që të fitojë Dr. Kosova dhe rezistimin në Tiranë të qëndrës së djathtë e quaj një betejë si të thuash jetike për opozitën shqiptare dhe demokracinë në përgjithësi. Fatmirësisht, kemi një kandidat, i cili ka sjellë një risi të madhe në politikën shqiptare, pa qenë politikan themeloi një lloj shkolle në politikë, një mënyrë të re të të bërit politikë, një raport të ri midis pretenduesit të kandidatit edhe të qytetarit të thjeshtë, një raport i cili nuk ka nevojë për ndërmjetësim partiak, për influencën partiake, një raport i cili është jashtë partive, edhe kjo ka ndërtuar një hapësirë të re komunikimi në qytetin e Tiranës. Kjo është një risi, të gjithë kandidatët e tjerë më përpara qoftë majtas, qoftë djathtas, majtas dhe sot i drejtohen nga katedra partiake bashkëqytetarëve të vet dhe kanë veshur bluzën e partisë, zoti Halim ka mbajtur bluzën e vet të intelektualit, të mjekut, të qytetarit, të prindit, të shkencëtarit, të kountribuesit, të njeriut në shërbim të komunitetit. Edhe kjo ka bërë një efekt pozitiv, kjo e ka zgjeruar bashkësinë e votuesve për zotin Kosova por dhe nëpërmjet ksaj dhe për krahun opozitar. Kështu që unë jam shumë optimist dhe e reja dhe risia kryesore është kjo që një njeri i ardhur nga bota intelektuale me barrën e madhe të eksperiencës që i afron pothuajse gratis politikës, që po i afron qytetarëv,e pa pasur nevojë në shkëmbim të marrë ndonjë gjë nga politika. Kjo është një lloj përcjëlljë e re dhe kjo në njëfarë mënyre është risia më e madhe në këto zgjedhje politike dhe unë uroj që, Shqipëria të ketë gjithnjë e më shumë doktor Kosova dhe gjithnjë e më shumë njerëz të cilët do të zgjedhin, do preferojnë raportin i zgjedhuri me qytetarin sesa raportin e ndërlikuar dhe shpeshherë interesaxhi të rrugës partiake. 
Boks
Slogani i LZHK: Voto për Komunitetin. – Zoti Shehi, cila është alternativa juaj e LZHK? 
– Klasike, një parti konservatore, që të rindërtojmë institucionet e shtetit Shqiptar të cilët ishin të dobëta edhe pa ardhur kjo qeveri që po rrenohen çdo ditë e më tepër nga kjo mazhorancë e majtë. Të rindërtojmë administratën publike shqiptare, të mbyllim çështjen e pronësisë në mënyrë definitive si një peshë si një gjyle në këmbët e shoqërisë shqiptare që ska gjetur zgjidhje, të ringrejmë ekonominë e këtij shteti në ato nivele në të cilën shqiptari të mos ketë më dëshirën të largohet nga ky vend dhe të vazhdojmë procesin integrues. Ndërsa për zgjedhjet lokale, ne e kemi vënë edhe në siglën tonë “ Voto për komunitetin”, që të votojmë këshilltarët e LZHK, sepse kemi realisht një përzgjedhje shumë të mirë sipas traditës tonë. Fatmirësisht nuk rendim shumë pas votave, rendim mbas kualitetit kështu që jam i sigurtë që shumë nga programet e inkorporuara me propozimet e opozitarëve do të kalojnë edhe nëpërmjet votave të këshilltarëve të LZHK. Më shumë vota, më shumë mundësi për të mbrojtur një politikë e cila ka një frymë një përqasje krejt të re per sa i përket pushtetit lokal.
Sigal