Dështon mitingu elektoral i Bashës në Lezhë, qytetarët votojnë Viktor Tushaj

455
Dje mbasdite dështoi tërësisht mitingu elektoral i PD, ku mori pjesë edhe kryetari i saj Lulzim Basha. Edhe pse ky miting elektorali PD në Lezhë, në mbështetje të kandidatit të saj për kryebashkaik Fran Frroku ishte i paralajmëruar, prapëseprapë qytetarët e Lezhës e bojkotuan tërësisht, pasi qysh më parë, ata e kanë dhënë votbesimin e tyre te kandidati i ASHE dhe kryebashkiaku i tanishëm Viktor Tushaj, dhe më 21 qershor do t’i japën sërish votën e tyre për një mandate të dytë. Qytetarët e Lezhës te kandidatura e PD për kryebashkiak nuk kanë besim, pasi Frroku u përzgjodh në saj të ndikimit të tarafeve dhe klaneve të PD në rreth dhe nuk përfaqëson aspak njerëzit e devotshëm dhe me reputacion që ka aktualisht Lezha edhe te demokratët, ndaj edhe dje të paktë ishin ata që u mblodhën në mitingun e paralajmëruar elektoral.
Qytetarët e Lezhës kanë parë me syte e tyre dhe shijojnë punën e deritanishme që ka bërë kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj, i cili i ka ndryshuar tërëisht imazhin dhe jetesën e banorëve të qytetit historik të Lezhës. Sot vetë qyteti i Lezësh ka një imazh të ri, të një qyteti modern europian, me sheshin qëndror të ndërtuar, që t;u shërbejë të gjitha kërkesave të qytetarëve, për shëtitje, shlodhje dhe vendpushimi. Investimet e mëdha që u kryen në këtë mandat të parë të kryebashkiakut Tushaj, si përmirësimi i infrastrukturës, ndërtimi i hapësirave të gjelbërta, i shesheve, disiplinimi I ujrave të zeza, ndërtimi dhe rikonstruktimi i shkollave, kopështeve dhe çerdheve në Bashki, si edhe politika nxitëse që ndoqi bashkia e Lezhës në ndihmë të biznesit, sidomos biznesit të vogël, por edhe programi elektoral që shpalosi kandidati Tushaj, për 4 vjetët e ardhshëm, të cilat do të përmirësojnë edhe më shumë cilësinë e jetesës së banorëve, ndërtimi i portit të ri të Shëngjinit, projekti ambicioz për ujësjellësin e ri të qytetit, që do të furnizojë banorët me ujë të rrjedhshëm dhe me cilësi, hapja e vendeve të reja të punës, ndërtimi i shkollave të reja, përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës, nxitja e biznesit nëpërmjet lehtësirave të taksave vendore, ndërtimi i ujësjellësve të rinj në fshatrat e bashkisë së re, janë arësyet që qytetarët dhe banorët e bashkisë së Lezhës besojnë të kandidati i ASHE Viktor Tushaj. 
Sigal